Kostadinovski: Askush nuk do ta prekë gjuhën shqipe - Gazeta Express
string(50) "kostadinovski-askush-nuk-do-ta-preke-gjuhen-shqipe"

Maqedoni

Gazeta Express

08/05/2026 11:38

Kostadinovski: Askush nuk do ta prekë gjuhën shqipe

Maqedoni

Gazeta Express

08/05/2026 11:38

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski në emisionin Click Plus në TV21 foli edhe për ligjin për gjuhët. Kostadinovski mes tjerash potencoi se gjuha shqipe është kategori kushtetuese dhe se askush nuk do ta prekë.

“Nuk e di nga e ka referatin, por nuk bëhet fjalë për kurrfarë ‘masakrimi’ të gjuhës shqipe. Askush nuk do ta prekë gjuhën shqipe. Gjuha shqipe është kategori kushtetuese, ashtu siç është e rregulluar me Kushtetutë”, theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Tutje, theksoi se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është miratuar me qëllim të operacionalizimit shtesë të përdorimit të gjuhëve dhe se me të zgjerohet zbatimi në më shumë fusha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement