Lirohet zyrtari i Agjencisë Kadastrale, Bashkim Shaqiri, avokatja: Nuk iu caktua masa e paraburgimit - Gazeta Express
string(97) "lirohet-zyrtari-i-agjencise-kadastrale-bashkim-shaqiri-avokatja-nuk-iu-caktua-masa-e-paraburgimit"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 20:07

Lirohet zyrtari i Agjencisë Kadastrale, Bashkim Shaqiri, avokatja: Nuk iu caktua masa e paraburgimit

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 20:07

Bashkim Shaqirit, zyrtar në Agjencionin Kadastral të Kosovës, nuk i është caktuar masa e paraburgimit nga gjykata dhe do të vazhdoj në procedurë të rregullt, ka konfirmuar për T7 avokatja e tij, Majlinda Sadikaj.

Shaqiri fillimisht u ndalua nga prokurori i shtetit dhe të njëjtit iu bastis edhe shtëpia.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njoftoi të mërkurën, se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe në disa lokacione të tjera.

“Ky aksion është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontroll ndaj të dyshuarve lidhur me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo Autoritetit Zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 të KPRK-së, si dhe Legazilimi i përmbajtjes  së pavërtetë’’ sipas nenit 395 të KPRK-së.

Sipas dyshimeve, të bazuara, të dyshuarit A.Q., dhe N.K., në bashkëveprim dhe pas një marrëveshje paraprake, kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar ‘’Kontratë për këmbim e paluajtshmërive’’  të datës 11.02.1966. Përmes këtij dokumenti është paraqitur në mënyrë të rreme kinse ka ndodhur një këmbim pronash në vitin 1966, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Gjatë hetimeve, është dyshuar se A.Q., dhe N.K., me ndihmën e personit  zyrtar A.B., kanë arritur që dokumentin e falsifikuar të paraqesin si autentik, duke vulosur dhe përfshirë në arkivat e gjykatës, ndonëse një dokument i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në evidencat zyrtare.

Po ashtu, i dyshuari A.B. në cilësinë e personit zyrtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke krijuar dosje fiktive dhe duke mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar, me qëllim të përfimit të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë.

Ndërkohë, të dyshuarit B.Sh., dhe M.B., në cilësinë e personave zyrtar ne Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre, dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë aprovuar ankesën e palës, përkatësisht të pandehurit N.K., duke obliguar komunën e Prishtinës që të regjistroj pronën në emër të tij”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement