Qe nga viti 2022 kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian, dosja e saj s’ka lëvizur aspak.
Derisa vendit do t’i duhet të presë që BE të merret me këtë aplikimin, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmendi “hapa konkretë” që po ndërmerr Kosova dhe tha se do të marrë mësim nga dy shtetet fqinje që ecën përpara në rrugët e tyre integruese.
“Ndërkohë, derisa presim vendimin e Bashkimit Europian, ne po ndërmarrim hapa konkretë për të siguruar që nga ana jonë të mos humbet kohë. Ne do të punojmë ngushtë me Shqipërinë dhe Malin e Zi për të mësuar nga përvoja e tyre, pasi ato janë përpara nesh në këtë proces”. Së pari, do të fillojmë përgatitjen e përgjigjeve tona ndaj mijëra faqeve të Pyetësorit dhe do t’i përgatisim ato duke pasur parasysh procesin e skriningut. Së dyti, do të përgatitemi gjithashtu për krijimin e strukturave ndërinstitucionale negociuese, në mënyrë që të kursejmë vite përgatitjeje”.
Më pas, Kurti dha një zotim.
“Premtimi i BE-së është zgjerimi. Premtimi ynë janë reformat. Ne mund dhe duhet t’i realizojmë të dyja. Kjo është një përgjegjësi e përbashkët”.