A ka rrezik për VV nga binomi Osmani-Abdixhiku, Kurti: Njerëzit kanë dëshira, por ato s’duhet të ngatërrohen me faktet - Gazeta Express
string(96) "binomi-osmani-abdixhiku-kurti-njerezit-kane-deshira-por-sduhet-te-ngaterrohen-deshirat-me-faktet"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 9:53

A ka rrezik për VV nga binomi Osmani-Abdixhiku, Kurti: Njerëzit kanë dëshira, por ato s’duhet të ngatërrohen me faktet

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 9:53

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet për bashkëpunimin e ardhshëm të ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, në zgjedhjet e qershorit.

“Sa i rrezikshëm është binomi Osmani-Abdixhiku për Vetëvendosjen”, ishte pyetja e gazetarëve për Kurtin.

Në përgjigje, Kurti përmendi përqindjen e numrin e deputetëve që mori Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Të gjithë që kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë vizion e ide për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me krejt çka dinë e munden dhe iu dëshiroj sukses. Por, duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie as një pretend për çfarëdo posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para katër muajsh. Populli ia dha Vetëvendosjes 51.1%, jo 50%, 51. Jo 51, po 51.1%”.

Këtu Kurti përmendi edhe “nëntë deputetë të komuniteteve joshumicë”.

“Njerëzit kanë dëshira dhe kjo është normale, por s’duhet të ngatërrohen dëshirat me faktet”, tha Kurti për Osmanin e Abdixhikun.

I pyetur se si do të qëndrojë me përqindje pas zgjedhjeve të qershorit, Kurti tha se mbetet të shihet derisa aludoi se opozita e ka penguar atë.

“Besoj që qytetarët e kanë kuptuar se sa herë përpiqesh t’ia vësh digën një rrjedhje socio-historike e politike siç është Lëvizja Vetëvendosje atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vu diga, është rritur prurja. E tash sa do të jetë do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement