Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses një intervenim kompleks kirurgjik, pacientit i largohet tumor me përmasa të mëdha - Gazeta Express
string(122) "ne-spitalin-e-mitrovices-kryhet-me-sukses-nje-intervenim-kompleks-kirurgjik-pacientit-i-largohet-tumor-me-permasa-te-medha"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 9:48

Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses një intervenim kompleks kirurgjik, pacientit i largohet tumor me përmasa të mëdha

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 9:48

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar me sukses një intervenim kompleks kirurgjik.

Operacioni është kryer tek pacienti R.D i lindur më 1957, që vuante nga një masë tumorale me përmasa të konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja është realizuar nga mjekët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë.

“Pacienti u diagnostikua me Liposarcoma permagna regio thoraco-abdominalis (pars lumbalis) l.sin (Tumor malinj i indit dhjamor me përmasa shumë të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut, konkretisht në pjesën e mesit, në anën e majtë). ​Tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior)”, ka njoftuar Spitali.

Ata kanë njoftuar se ky operacion sfidues u krye me profesionalizëm  nga ekipi i mjekëve: ​Specialistët e kirurgjisë: Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari. ​Anesteziologët: Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj dhe ​Instrumentaret: Medina Pllana dhe Fidane Brahimi Sejdiu, si dhe tekniku i anesteziologjisë Petrit Boja.

“​Tumoret e këtyre përmasave kërkojnë saktësi të lartë kirurgjike për shkak të afërsisë me organet vitale dhe strukturat vaskulare (enët e gjakut). Pas përfundimit me sukses të procedurës, monitorimit dhe kujdesit për disa ditë, pacienti është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement