Shkëndija – Sileksi, finalja e Kupës në Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express
string(56) "shkendija-sileksi-finalja-e-kupes-ne-maqedonine-e-veriut"

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 9:42

Shkëndija – Sileksi, finalja e Kupës në Maqedoninë e Veriut

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 9:42

Shkëndija – Sileksi do të jetë finalja e edicionit të sivjetshëm në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra tetovare arriti të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke marrë fitore me rezultat 0:2 në Kumanovë dhe me shifra të përgjithshme 5:2 avanson në finalen e madhe.

Dy golat e triumfit për tetovarët i realizuan Spahiu dhe Ndzegue në 5 minutat e fundit të sdifës.

Në anën tjetër, Sileksi u kualifikua në finale, pasi në takimin e kthimit mundi Ohridin me golin e vetëm të Dodevit dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 merr biletën për verdiktin final.

Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit do të luhet me 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Advertisement
Advertisement
Advertisement