Helmohen nga ushqimi rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa prej tyre përfundojnë në spital - Gazeta Express
string(100) "helmohen-nga-ushqimi-rreth-40-studente-te-akademise-se-sigurise-disa-prej-tyre-perfundojne-ne-spital"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 8:28

Helmohen nga ushqimi rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa prej tyre përfundojnë në spital

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 8:28

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit.

Mësohet se menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi i konsumuar gjatë vaktit të drekës. Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët.

Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement