Irani shqyrton propozimin e ShBA-së, Trump thotë se lufta do të “mbarojë shpejt” - Gazeta Express
string(77) "irani-shqyrton-propozimin-e-shba-se-trump-thote-se-lufta-do-te-mbaroje-shpejt"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 7:51

Irani shqyrton propozimin e ShBA-së, Trump thotë se lufta do të “mbarojë shpejt”

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 7:51

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka parashikuar se lufta në Iran do të “mbarojë shpejt” dhe thotë se shumica e njerëzve e “kuptojnë” qëllimin e tij për t’i dhënë fund ambicieve bërthamore të Teheranit.

Komentet e tij vijnë pasi Irani tha se një propozim i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës është “ende duke u shqyrtuar”.

Agjencia amerikane e lajmeve Axios raportoi se Shtëpia e Bardhë beson se mund të jetë duke u afruar drejt një memorandumi mirëkuptimi prej 14 pikash me Iranin, i cili mund të vendosë një kornizë për negociata më të hollësishme bërthamore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Një anëtar i lartë i parlamentit të Iranit e ka hedhur poshtë atë si një “listë dëshirash”, ndërsa një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se Teherani do të ndajë pikëpamjet e tij për një propozim të SHBA-së me ndërmjetësit pakistanezë.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit tha se vendi i tij po “përpiqej ta shndërronte këtë armëpushim në një përfundim të përhershëm të kësaj lufte”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement