Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza në PDK, tha se votat e diasporës do të jenë përcaktuese në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas tij, dikur pesha e votave të diasporës ishte minimale por sot është bërë shumë e rëndësishme.
Derisa, nënvizon se Kurtit i ka dështuar plani i teatrove të krizave dhe shton se zhgënjimi i qytetarëve dhe ikja e të rinjve janë tregues se votuesit po kërkojnë ndryshim dhe shpresë.
“Edhe truket dhe teatrot e kryeministrit eventualisht pas njëfarë kohe zbehen dhe humbasin magjinë. Pesha e votave të diasporës ishte minimale, tash është bërë shumë e rëndësishme.
“E kemi parë që Kurti ushqehet përmes krizave, i leverdisin krizat dhe ka vazhduar, por besoj se kjo arrin njëfar lodhje. Besoj se ka një zhgënjim, e shohim në shumë elemente. Ikja e të rinjve është një dëshmi e tyre e zhgënjimit me realitetin dhe dorëzimit duke mos parë shpresë”, tha Nurelllari. /Klankosova