28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu - Gazeta Express
string(50) "28-vjet-nga-renia-e-heroit-te-kosoves-bahri-fazliu"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 8:01

28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 8:01

Sot shënohet 28-vjetori i rënies heroike të Bahri Fazliut, i cili ra më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe, në kufirin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe më vonë u angazhua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për disa vite ai jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, botim i LKÇK-së.

Ai ishte gjithashtu vëllai i heroit Fahri Fazliu, i cili më 2 nëntor 1989 bashkë me Afrim Zhitinë ranë heroikisht gjatë një beteje me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Me rastin e përvjetorit të rënies së tij, nga ora 12:00 do të mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, të Prishtinës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement