Arsenali po e nuhat finalen e madhe, Saka i jep epërsi minimale - Gazeta Express
string(63) "arsenali-po-e-nuhat-4finalen-e-madhe-saka-i-jep-epersi-minimale"

Futboll

Gazeta Express

05/05/2026 21:48

Arsenali po e nuhat finalen e madhe, Saka i jep epërsi minimale

Futboll

Gazeta Express

05/05/2026 21:48

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit.

Pas 45-minutëshit të parë, në “Emirates” Arsenali po triumfon 1-0, shkruan “Gazeta Express”.

Golin për “Topçinjtë” e shënoi kapiteni, Bukayo Saka.

Saka shënoi në minutën e 45-të të ndeshjes, pasi u gjet mirë në zonë, pas një goditje të Leandro Trossardit, e cila u ndalë nga Jan Oblaku.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, e luajtur në Madrid, përfundoi 1-1.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në finale ndaj fituesit të ndeshjes Bayern (4) – (5) PSG.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të luhet më 30 maj, ditë e shtunë, në “Puskas Arena” në Budapest./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement