Një shtëpi dy-katëshe është përfshirë në zjarr në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Kodrën e Trimave në Prishtinë, mbrëmjen e së martës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se një person ka pranuar trajtim mjekësor.
Ai shtoi se policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.