Kishte bërë koalicion pa autorizim me VV në Vushtrri, Abdixhiku për Xhafer Tahirin: Ia kemi refuzuar dorëheqjen - Gazeta Express
string(109) "kishte-bere-koalicion-pa-autorizim-me-vv-ne-vushtrri-abdixhiku-per-xhafer-tahirin-ia-kemi-refuzuar-doreheqjen"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 19:06

Kishte bërë koalicion pa autorizim me VV në Vushtrri, Abdixhiku për Xhafer Tahirin: Ia kemi refuzuar dorëheqjen

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 19:06

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk e ka ndërmend të merret me çështje lokale, pasi janë para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai u pyet që “njëjtë ka thënë edhe për Xhafer Tahiri”.

Abdixhiku tha se Xhafer Tahirit ia kanë refuzuar dorëheqjen e dhënë.

“Xhafer Tahirit ia kemi refuzuar dorëheqjen dhe do vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së në Vushtrri”, tha ai.

Xhafer Tahiri kishte bërë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në balotazhin për Vushtrrinë vitin e kaluar, ku LVV garonte kundër PDK-së.

Por, koalicioni nuk i ishte kumtuar kryesisë së LDK-së  e as kryetarit Lumir Abdixhiku. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement