Abdixhiku: Nuk e kam problem Vjosa Osmani t'i prijë listës, do ishte kandidate e shkëlqyeshme për presidente - Gazeta Express
string(105) "abdixhiku-nuk-e-kam-problem-vjosa-osmani-ti-prije-listes-do-ishte-kandidate-e-shkelqyeshme-per-presidente"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 18:54

Abdixhiku: Nuk e kam problem Vjosa Osmani t’i prijë listës, do ishte kandidate e shkëlqyeshme për presidente

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 18:54

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një paraqitje për media, pas mbledhjes së mbajtur me kryesinë e partisë tha se është diskutuar për përgatitje për zgjedhjet e reja dhe listën e LDK-së.

Lumir Abdixhiku, ka thënë se pa asnjë problem do të lironte numrin 1 të listës që asaj t’i prijë Vjosa Osmani.

Abdixhiku i pyetur nga gazetarët tha se beson që Vjosa Osmani është kandidatja më e shkëlqyeshme për Presidente.

Ai tha se populli i Kosovës do që Vjosa Osmani të jetë sërish Presidente e Kosovës.

“Pa asnjë problem, kjo çështje nuk është për mua. Besoj që Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja e  shkëlqyeshme për Presidente dhe më e duhura, besoj që populli i Kosovës e do këtë”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement