Abdixhiku konfirmon se ka dakordim për ribashkim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 Qershorit - Gazeta Express
string(92) "abdixhiku-konfirmon-se-ka-dakordim-per-ribashkim-me-vjosa-osmanin-ne-zgjedhjet-e-7-qershorit"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 18:52

Abdixhiku konfirmon se ka dakordim për ribashkim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 Qershorit

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 18:52

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një paraqitje për media, pas mbledhjes së mbajtur me kryesinë e partisë tha se është diskutuar për përgatitje për zgjedhjet e reja dhe listën e LDK-së.

Ai tha se janë dakorduar që “këtë të shtunë të thërrasin këshillin e përgjithshëm të LDK-së për të finalizuar të gjitha çështjet për pjesën përgatitore zgjedhore”.

“Pikë e takimit ishte edhe bashkimi i madh për të cilin po flasim…Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, por për këtë më jepni edhe disa ditë t’i finalizojë edhe diskutimet me Vjosa Osmanin”, tha Abdixhiku para gazetarëve, transmeton Express.

“Kishte dakordim për garim të përbashkët”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement