Rama: Shqipëria e dënon sulmin terrorist të Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe - Gazeta Express
string(85) "rama-shqiperia-e-denon-sulmin-terrorist-te-iranit-kunder-emirateve-te-bashkuara-arabe"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 18:38

Rama: Shqipëria e dënon sulmin terrorist të Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 18:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka dënuar sulmin e Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në X, Rama ka theksuar se Shqipëria dënon me fjalët më të ashpra të mundshme këtë sulm, të cilin e ka quajtur terrorist, nga një regjim, që sipas tij, vazhdon të eksportojë dhunë, paqëndrueshmëri dhe pasiguri përtej kufijve të tij.

Sipas Ramës, Irani duhet të mbahet plotësisht përgjegjës për këtë përshkallëzim të rrezikshëm.

“Sulmet e ripërtërira me raketa nga Shteti Terrorist i Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe vëllazërore janë një akt agresioni i pamatur, i paprovokuar dhe krejtësisht i pajustifikueshëm kundër një kombi sovran dhe kundër vetë paqes rajonale.”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se ky nuk është vetëm një sulm ndaj një vendi, por një ndaj vetë mundësisë së paqes dhe sigurisë në Gjirin Persik dhe shumë më gjerë.

“Solidariteti ynë i plotë është me udhëheqjen, popullin dhe mbrojtësit e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata që kërkojnë të terrorizojnë kombet e lira përmes raketave dhe frikësimit duhet të dinë se akte të tilla vetëm sa thellojnë izolimin e tyre dhe forcojnë vendosmërinë e atyre që qëndrojnë për sovranitet, siguri dhe paqe globale.”, ka shkruar Rama në X. /Klan Kosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement