Ish-gjyqtari shqiptar Ervin Metalla, i cili ishte shkarkuar nga detyra, ka fituar në Strasburg. Mësohet se vendimi për shkarkimin ka qenë jo proporcional dhe në shkelje të nenit 8 të KEDNJ.
Në atë kohë nga hetimet e KPK-së, gjyqtari rezultonte se kishte pasur probleme me një kredi që e kishte marrë për apartament dhe më pas e kishte kaluar atë në emër të vëllait të tij, për të përfituar një kredi të butë.
Vet gjyqtari kishte deklaruar se me shumën e marrë nga kredia, kishte blerë një apartament.
Ndërkohë, KPK ka konstatuar se Metalla gjatë kohës që ka qenë gjyqtar ka përfaqësuar në Strasburg një kompani, në kundërshtim me ligjin.