KQZ cakton 48 përfaqësi diplomatike për votim fizik, deri në 66,450 votues të regjistruar - Gazeta Express
string(87) "kqz-cakton-48-perfaqesi-diplomatike-per-votim-fizik-deri-ne-66450-votues-te-regjistruar"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 14:31

KQZ cakton 48 përfaqësi diplomatike për votim fizik, deri në 66,450 votues të regjistruar

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 14:31

KQZ mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike dhe caktoi numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik më 6 qershor.

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata. Ndërkaq, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit është 66,450.

Kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar. Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement