KQZ planifikon shtypjen e rreth 1.84 milion fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme - Gazeta Express
string(83) "kqz-planifikon-shtypjen-e-rreth-1-84-milion-fletevotime-per-zgjedhjet-e-parakohshme"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 14:28

KQZ planifikon shtypjen e rreth 1.84 milion fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 14:28

Në mbledhjen e radhës, KQZ ka marrë vendim për miratimin e kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas këtij vendimi, numri i përafërt i fletëvotimeve që pritet të shtypen është rreth 1,840,000 copë, ndërsa numri përfundimtar do të përcaktohet nga KQZ në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor.

Bazuar në të dhënat e raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, është: 2,092,202 votues.

Advertisement
Advertisement
Advertisement