Dyshohet për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçari, arrestohet 42-vjeçari në Prishtinë - Gazeta Express
string(83) "dyshohet-per-ngacmim-seksual-ndaj-nje-15-vjecari-arrestohet-42-vjecari-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 13:38

Dyshohet për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçari, arrestohet 42-vjeçari në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 13:38

Sot është arrestuar 42-vjeçari Fatmir Gashi nga Prishtina i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri mashkull 15-vjeçar, pas raportimit të rastit në emisionin investigativ Piranja.

Sipas asaj që u publikua në emision, i dyshuari punonte si kamerier në një lokal që ndodhet përballë Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Muzikës, ku dyshohet se ka krijuar kontakt me të miturin dhe më pas e ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur.

Burime bëjnë të ditur se me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Hulumtimi investigativ që çoi në zbardhjen e këtij rasti është realizuar nga gazetarja Edona Gashi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement