Theret për vdekje një person në Gjakovë – humb jetën në spital, i dyshuari në arrati - Gazeta Express
string(81) "theret-per-vdekje-nje-person-ne-gjakove-humb-jeten-ne-spital-i-dyshuari-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 8:40

Theret për vdekje një person në Gjakovë – humb jetën në spital, i dyshuari në arrati

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 8:40

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshjeje që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në Gjakovë.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa i ndjeri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të pësuara.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e përleshjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në këtë rast. Ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin e ngjarjes.

Me udhëzim të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Advertisement
Advertisement
Advertisement