Në një intervistë të dhënë për emisionin “Opinion” nga paraburgimi në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu si është dita e tij në izolim.
Në përgjigjen e gjatë të kësaj pyetje, Thaçi zbulon detaje se si kanë qenë ditët e tij në paraburgim që nga viti 2020.
Teksa thotë se ndodhet në mënyrë të pa drejtë në izolim, ish-presidenti i Kosovës thekson se lufta që ka bërë UÇK ka qenë vetëm për lirinë e popullit të Kosovë dhe asnjë nga akuzat që janë ngritur ndaj tij nuk kanë baza në prova konkrete.
Pjesë nga intervista
Si është dita juaj në izolim?
Aktualisht më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar atë që më do zemra e thotë plotësisht mendia. Në këtë vështrim, Blendi do të mundohem të bëë më të mirën për rrethanat ku giendem. Serbia u mor e merret kohë të gjatë me mua. Më dënoi në mungesë me shumë vite burg. Në mënyrë të vazhdueshme (1993-97) bastisi shtëpinë, keqtraitoi dhe arrestoi babanë, nënën, motrën dhe vëllezërit në shenjë hakmarrjeje ekzekutoi edhe vëllanë e Lumes, Hakiun, në masakrën në fshatin Studime të Vushtrrisë në maj 1999. Në qershor 1999, lufta përfundoi. I takoi botës së shqiptarëve të mbijetuar. Sot “faji” im i vetëm është pse jam gjallë. Nuk i takoj kategorisë së njerëzve që thonë se burgu është për burra, kjo shprehie me duket bezditëse. Nuk jam altruist as asket. E kam bërë jetën, nuk jam fshehur prej saj. E kam ndjekur ritmin e maratonës. Rruga ime nuk ishte as fat e as rastësi, është gëllim gë buron nga thellësia e botës sime, është e prekshme dhe transparente. Qysh herët e kisha vendosur gjithë qenien time në funksion të idesë së lirisë. Vetmia natyrshëm më jep zbrazëti dhe ofron kotësi. Mundohem t’i jap shpirt ambientit në qeli. 24 orët e ditës dhe 365 ditët e vitit janë të njëjta. Humb kuptimi kalendarik i jetës. Ditë-netët sikur kalojnë pa data. Kam reflektuar për Kosovën, për Shqipërinë dhe shqiptarët, për sjelljen e botës në fillim dhe fund të shek. 20 në raport me neve. Jo rrallë harrojmë sa të plandosur dhe të nëpërkëmbur kemi qenë (jo rrallë të trajtuar edhe si mbetje otomane), ndërsa sot sa lartë jemi në ngritie dhe proces konsolidimi si komb me mendim dhe status perëndimor. Liria dhe burgu nuk ngjiten kurrë. Nuk i ndan vetëm muri fizik, por emocioni, të menduarit dhe mënyra se si e sheh, ndjen dhe jeton botën. Izolimi është zgafellë me mungesë horizontesh dhe ashensori. Të kalamend fizikisht e besa edhe mund të të verbojë. Jo për nga niveli i dioptrisë, por i ngatërrimit apo mënyrës se si i sheh gjërat. Koha dhe distanca e bëjnë të veten, tek çdo njeri sado rezistues të jetë. Por, falë Zotit dhe vetë kuidesit ende jam mirë. Për gati 6 vite nuk kam pasur grip, ethe, temperaturë, e as ftohjen më të vogël (përiashto COVID-19). Ndihem i bekuar aë kam ecur luginave e shpatiiëve, kam shkelur lartësitë dhe teposhtëzat e bjeshkëve tona. Në etapat më të mira të jetës, i kam përjetuar fizikisht dhe emocionalisht, shkëlaimin e rrezeve të diellit, acarin me erë e borë, rrebeshet e shiut nëpër shtigje dhe rrugica me llohë. Këta hapa një kohë i kam bërë si sakrificë për liri e më vonë nga pasioni për natyrën. I njoh thuajse pëllëmbë për pëllëmbë. Ende më mban ajri, fryma dhe energjia e atdheut. Kjo ka bërë gë ta ndjej edhe më thellësisht dhe gierësisht ietën. Vendlindien e ende shohë kthjellët, përietoi në horizont të plotë. Për mua është shëndet, dashuri, besim dhe krenari. Por, jetës së shëndetshme i duhet përmbajtja, kjo tani më mungon. Në izolim sulmohem nga mijëra e miiëra drithërime mendimesh, që sillen vërdallë nuk dinë nga të vijinë, si t’i frenosh e në ç ‘drejtim t’i orientosh. Mundohem që idetë dhe boten reale t’i përputh me njëra-tjetrën. E kam të kultivuar përvojën individuale të lirisë psikologiike edhe në rrethana të shtrëngimit fizik. Çdo ndjenje të keqe i përgjigjem me emocion dhe mendje alternative. Përpiqem t’u jap substancë, formë dhe dreitim të mbarë. Ruai busullën duke menaxhuar sa më getësisht kohën dhe situatat. Zhytem në mendime gë më kthjelloinë, por në momente edhe mund të më turbullojnë apo ndryshojnë pikë-vështrimin. Me vet-disiplinë e evitoj nxjerrjen e vrerit, shkundjen e karakterit madje edhe zvetënimin. Vetminë nuk e trajtoj si skëterrë, ankth malkues, apo fundin tim. Përballem me vështirësi jo të lehta – por koncentrohem më tepër tek mundësitë minimale që ekzistojnë në këtë realitet ngulfatës. Vizualizoj kujtesën e përjetuar të giërave të mira, paralel zhvilloj imagiinatën për të ardhmen më të mirë. Shumëllojshmëria e përvojës jetësore më ka regjur, duke dëgjuar e besuar me respekt, por edhe duke u gënjyer dhe duruar në heshtje. Shpresa në izolim ështe Zoti, gruaja dhe fëmija, nëna dhe babai, motra dhe vëllai, fqinji dhe miku. Është vetë jeta. Nuk arratisem nga vetvetja, e as nuk zhvendosem apo tjetërsohem në botën që të tjerët u përpogën të më hedhin. Megiithëse, edhe takimet dhe bisedat me familiarë nuk e kanë përietimin apo ngrohtësinë emocionale normale. Ketu buzëqeshja nuk buron nga thellësia e shpirtit, zemrës dhe haresë. Ushgimi që ha kafeja apo çaji që pi nuk e kanë shijen origjinale. Çdo gjë duket e përkohshme.. artificiale… sipërfaqësore, por në realitet ka vite të tëra, thellësisht të shkëputura nga jeta e lirë. Bëj giumë të rehatshëm, por nuk më sjell miaftueshëm sensin e rigjenerimit mendor e as fizik. Me ndjenjën e vërtetë njerëzore i kam përjetuar dhimbjen, lotët dhe ofshamat derisa i vetëm përcillja në TV varrimin e babait. Çdo grusht dheu që hidhej në varrir e ti peshonte me ton mbi kokën time në qeli. Sjellja serioze apo heshtja në këtë mjedis nga të tjerët interpretohet si mërzi. Nga ana tjetër, moskokëçarja si arrogancë apo edhe budallallëk. Në realitet, pothuajse shumëçka është e rreishme dhe mashtruese. Edhe ndryshimet atmosferike kalojnë pa lënë gjurmë. Shëtitja dhe ajrimi në poligonin sportiv ku çdo ditë sillemi dhe risillemi, sikur ma heq saçin nga koka… kur çdo pore e trupit thith ajër, përjeto, frymëmarrje të thellë. Por, edhe pse në distancë, më shumë se çdo vështirës personale më djeg dhe përvëlon saçi i madh plot prush… sanksioneve amerikane dhe evropiane mbi Kosovën. Me të hapur sytë në mëngjes, dëgjoj muzikë pa tekst; ëndrrat eventuale të natës i zëvendësoj me leximin e ndonjë rrëfimi libri apo gazete nga bota e filmit, artit turizmit historik dhe kulturor, sportit etj. Cdo agim mëngjesor e trajtoi si mundës të re, Pema e vendosur në hapësirat e paraburgimit për festat e fund vitit më jep ngrohtësi të brendshme. E përcjell edhe ecurinë e botimeve të librave të rini. Disa prej të cilëve edhe i porosis përmes familjarëve. Vazhdoj me pirjen e kafesë, e cila më tepër më ka mbetur si gjest nga takimet gjatë punës në Prishtinë sesa nevojë kafeine. Gatimi i mëngjesit me jep kënaqësi dhe relakson, mundohem të përgatis gjëra sa më të shëndetshëme. Tashmë më është bërë ritual. Një nga gëllimet i atyre që më sollën kētu është ta bëjnë shkëputjen time nga jeta normale familjare, çrrënjosjen nga kujtesa e mjedisit qytetar dhe pamundësinë e jetës aktive institucionale. Thënë troç: Kujtesën e mëhershme ta zëvendësojnë me kujtesë të re. Njerëzit nuk thonë kotë “larg syve, larg zemrës”. Një privim ky i ngadaltë dhe i butë Sidoqoftë, Kosova është subjekti i këtij procesi, unë jam vetëm objekti. Bërthama e subjektit është duke u goditur ditë për ditë. rëndë e më rëndë. Por dicka harrohet. Rezistenca kosovare është pika më e lartë e identitetit kombëtar dhe shtetëror. Rezistenca ndali rrjedhën e mëtutjeshme të robërisë. Legjitimiteti i saj buron nga vullneti dhe qëllimi i drejt gytetareve për liri. Është rriedhojë e historisë me shkaqe dhe rrethana, socio-ekonomike, kulturore, politiko-ushtarake, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka substancë, ka imazhin dhe kujtimin e gjallë lokal kosova dhe ndërkombëtar. Ne pamundësi për teknik moderne për përballje të barabartë me Serbinë, ne e diplomatizuam lëvizien e rezistencës dhe fituam. Historia e shtetbërjes së Kosovës, nuk është dogmë apo diçka mekanike. As sllogan, parullë, gazetë muri apo shkarravinë në dërrasë, e cila mund të gërvishet apo shlyhet lehtë. Nuk është germa të shkruara në rërë të cilat mbulohen nga tallazet e radhës së detit apo i shkrumbojnë rrezet e diellit Nuk ka mot që e ngrinë apo aë e thanë. Në pamundësi për ta shlyer historinë-kujtesën kolektive për rezistencën, lexoi gjëra dhe dëgjoi zëra në synimin e tyre për ta ndryshuar, për të bërë mishmash apo së paku ta zbehin. Në mënyrë gë më lehtë të corientojnë njerëzit, të baraspeshojnë vlerën dhe antivlerën, të mirën dhe të kegen, të dobishmen dhe të dëmshmen.Të pretendosh për të bërë paralele mes rezistencës për liri dhe frymës së nënshtrimit është sikur të barazosh dritën me errësirën. Dëshmitë e përjetuara gytetare janë testamenti heroizmit, dhimbjes dhe shpirtit të lirisë. Procesi që po kalojmë nuk e glorifikon e as nuk e minimizon rolin personal të aktorëve udhëhegës të shtet bëries; vetëm dëshmon se nuk ishte udhëtim i disa njerëzve të paudhë apo të dëshpëruar, përkundrazi, kauzës së tyre i jep një dimension edhe më të lartë dhe më të gierë historik, politik dhe diplomatik- profil të suksesshëm, të pa përjetuar dhe të papërsëritshëm në historinë e kombit tonë, Luftëtarët e lirisë nuk kanë nevoië ta miegulloinë apo të fshihen nga e verteta e rezistencës e as të kenë dilema për të ardhmen; ata e kanë të cimentuar rrefimin e suksesit, ndiek pas. Nuk vuainë nga sindromi i kompleksit të mungesës apo inferioritetit. Nuk kanë brerie apo krisje ndërgjegje me veten e tyre, përballë fëmijëve dhe familjes… thjeshtë trashëgimisë biologjike dhe kombëtare. Vlera e rezistencës është e mishëruar dhe integruar brenda gjithë shoqërisë sonë Janë vlera të vazhdimësisë kombëtare dhe demokratike. Kujtesa e rezistencës për liri dhe shtet është pergamenë në vetëdijen shqiptare, pastaj në arkivat e Ëashingtonit, NATO-s dhe të disa vendeve të tjera perëndimore. Për të keq, të ndyra dhe të rrejshme janë mbushur me dosje edhe arkivat në Beograd, Moskë e gjetiu nëpër hapsirat tona. Rezistenca i përket historisë, sot e jetojmë realitetin e krijuar prej saj. E ka fillimin dhe mbarimin e gartë si kristali, e ka kohën, rrethanat dhe personazhet e veta. Për të kuptuar pa asnjë evazivitet rrugën e lirisë dhe shtetit të Kosovës, shih rrëfimin e Gjeneral Ë. Clark-te giatë dëshmisë së tij në Hagë. Aty kushdo e gien prezentimin e drejtë të kauzës sonë, vlerat që përfaqëson sot, mesazhin dhe porosinë e rezistencës sonë për të ardhmen me të gjerë të botës së lirë. Në ëeli nuk jam “dhimbje apo gjynah i gjallë kombëtar – jam dëshmi e gjallë”. Ani pse po e paguaj me shpirtin dhe në lëkurën time, nuk jam për t’u ngushëlluar. Lirinë kurrë nuk e kam marrë si të mirëqenë. Udhëtimit tim i kam dhënë drejtim vetë. Realitetet e krijuara më kanë konfirmuar zgjedhjen e duhur që kam bërë. Gjatë ietës jam sfiduar nëpër sprova, i kam të kultivuara, disa të shpejta si vetëtima, e disa të gjata e rraskapitëse. Kohë të gjatë isha bërë urë, kam toleruar që të kalojnë shumë… përmes trupit tim pa u lagur dhe pa therë në këmbë. Me të kaluar lumin… pastaj dihet…Kam mbyllur veshët të mos dëgjoj, sytë të mos shoh, gojën për të mos folur. Thirria e atdheut për liri dhe shtet i justifikonte të giitha. Sot, edhe pse me dhimbje mesi… gëndroi… eci dreit..shikoi secilin ne sy. Kam mësuar shumë..tepër shumë… pörgiatë rrugëtimit për liri dhe shtet të Kosovës. Kur kauza dukej e pashpresë. Kam besuar në liri të plotë. Kam ëndërruar për pavarësi. E di, nuk ka genë e lehtë për të punuar me mua… gjithmonë kam kërkuar që të bëhet më shumë, më shpejt, më mirë.. dhe ndryshe nga të tjerët. Paralelisht kam dëgjuar dhe jam këshilluar. Përkushtimin tim jetësor nuk e kam kuptuar si normë… nuk kam hulumtuar të gjej orar pune shtesë, të dytë apo të tretë…Nuk jam ndalur. Besimi për qëllimin ma ndriçonte rrugëtimin. Gjithmonë kam besuar dhe besoj në rezultate, jo në lutje apo fat. Por edhe zoti e bekon dhe fati e përciell atë aë punon PO, kam qenë lojal në raport me partnerët e vërtetë perëndimor, edhe sot këtë relacion e vlerësoi si virtyt e jo dobësi të shaiptareve dhe timin. Në fund të fundit, ka fitu Kosova dhe populli saj. Për kauzën tonë, që të na mirëkuptojnë partnerët madje edhe jam lutur, por edhe do të përulesha pa asnjë ngurrim. Eshtë e dëshmuar se kam ruajtur pozicionin tim përballë çdo rrethane-për liri të plotë të Kosovës. Pastaj, jo pak edhe jam shpifur e ofenduar, jam sulmuar me arsenal të lehtë dhe te rëndë – maitas e djathtas, përballë e më shumë pas shpine. Jam përballur me shumë goditje, i kam kaluar jo pa dhimbje, por qetësisht. Më kanë diferencuar- izoluar politikisht (verë 2014). E kam teikaluar me sportivitet. Ndoshta edhe unë e kisha tepruar me fitore elektorale-ky ishte vullneti gytetar. Duhej ta respektoja. Dihet, mësymjet nuk i kam pritur vetëm me soditie. Më kanë nxierrë shumë shpirtra, ende më mban gjallë shpirti origjinal. Por nuk kanë mundur të më hedhin me shpinë për toke. Jo pak beteja edhe i kam humbur, e në raste edhe kam gabuar, nuk i merrja domosdoshmërisht gabimet si faj apo mëkat, i kam vuajtur, por nuk i kam vajtuar; në ndonjë rast edhe jam përshtatur situatave të rrethanave të mbingarkuara. Nuk kam lejuar të më cenohet dinjiteti moral kombëtar dhe shtetëror. Nuk e kam ngritur flamurin e bardhë, por edhe kurr nuk kam festuar para kohe. Kauza e dreitë më rilindte. Merria frymë thellë dhe e bindja veten: OK, gjëra gë ndodhin – të kaluara; jam fokusuar në hapat e ardhshëm, në pamjen e gierë dhe aëllimin madhor. Kështu fituam luftën dhe pagen (LIRINE qershor 1999-PAVARSINE shkurt 2008). Prandaj, ia ka vlejtur Këta rreshta nuk janë rrëfime të orëve të liga, janë ngjarje të përjetuara dhe reale. Nuk janë shënime nga zyrat e shtetit, kabinete katedrash, sallone komode shtëpiake, as produkt i zhurmës apo ndikimit nga rrjetet sociale, por ulur qetësisht mbi dërrasa me laps në fletore, në qeli i vetëm përballë hekurave të dritares. Përderisa jashtë mureve vazhdon reshja shiut, ambient i miegullt, i errët përcjellur me erë të fortë e tash në minutat e fundit u zëvendësua me reshje edhe të borës është mesnatë ndërmiet 6/7 Janar (bora dicka e rrallë në Hagë). Fakti që jam këtu nuk më bën të malkoj askënd e as nuk i lutem askujt. Borxh nuk i kam askujt në këtë botë. Vetmia nuk më ka ngrysur apo mbyllur brenda lëkurës sime. Jam arratisur-e thyei vetmin në lexim dhe shkrim. Nuk jam i zemëruar me askënd. Përkundrazi. Në nderdije çdo çast në geli e kam qëndresë dhe shpresë. Padrejtësisë po i përgjigjem me ndërgjegje të revoltuar, po me optimizëm. Besimi në drejtësi më ndihmon më së shumti. Por, edhe pse po kaloj vitin e giashtë në izolim, kam vendosur ndoshta të mbetem “naivi” i fundit në vendin tim – të besoj në vlera, humanizëm dhe drejtësi. Jam i pa kompromis-ndjek ndërgjegjen. Besimin në Kushtetutë dhe ligje të Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Dreitat e Njeriut. Qenia ime giithmonë kah anuar kah paqja. U bëra pjesë e rezistencës, sepse doja që populli i Kosověs të jetoj i lirë e në paqe. Në Kosovë u ndesh ndërgjegija njerëzore përballë mizorisë çnjerëzore. Fitoi humanizmi dhe civilizimi në ballafagim me politiken e spastrimit etnik dhe gjenocidit. Gjatë jetës nuk kam respektuar vetëm ligjet e S. Milloshevigit. Ligie në letër kanë pasur edhe Hitleri, Musolini, Stalini, Franko: kushtetutë dhe ligje sot ka edhe Putini. Dreitësia është ieta ime. Mund ta imagjinoj se dikush edhe mund të geshë, ose edhe të bëhem objekt humori apo batutash nëpër kuluare, studio televizive apo edhe rrjete sociale; fare lehtë mund të thonë: Hashimi u kalb në burg e nuk po e kupton se bota ka ndryshuar, vlerat e lirisë dhe dreitësisë ndërkombëtare ianë cenuar e rrënuar rëndë Ndoshta edhe mund të kenë të drejtë. Ose lehtësisht mund të thonë se sot fuqia, arroganca dhe interesi e përcakton çka është vlerë, e ndërgjegjshme, humane apo çka është e drejtë e çka është e padrejtë E përcjell çka po ndodh në Ukrainë, Lindje të Mesme, apo ngjarje të tjera botërore E kam të përjetuar edhe siellien “për dikë nënë e për dikë njerkë”. Nuk ka forcë fizike apo furtunë politike e cila mund të më lëkund besimin për qytetarët e Kosovës. E di, sot ndonjë zyrtar apo ish zyrtar nëpër botë edhe mund të jetë penduar krejt padrejtësisht për pavarësinë e Kosovës. Por, me ose pa Thaçin në Kosovë. Ky proces meritueshëm tashmë ka marrë fund. OK, Thaçi vazhdon të tretet në burg, por per Republikën e Kosovës jam i bindur do të ketë progres. Serbia luftojë shumë ta pengoje lirinë dhe pavarësinë-ka dështuar ta arrijë këtë për mbi tri dekada. Tani përpjekja është si ta kriminalizojnë filozofinë e shtet bërjes. A do të arrijë përmes kësaj gjykate?. Nuk dua as ta mendoj. Shpresoj ende ka njerëz me vlerë morale dhe integritet profesional. Gjyqtarët gjatë procesit kanë parë të vërtetën. Tä värtetën e ka parë edhe bota. Vendimi është në dorën e tyre.