“Marrëveshja LDK-PDK që e bëri kryetar Përparim Ramën është bërë mes Memli Krasniqit e Abdixhikut”, Kerquki pas reagimeve në studio ndaj koalicionit në Prishtinë - Gazeta Express
string(158) "marreveshja-ldk-pdk-qe-e-beri-kryetar-perparim-ramen-eshte-bere-mes-memli-krasniqit-e-abdixhikut-kerquki-pas-reagimeve-ne-studio-ndaj-koalicionit-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 22:31

“Marrëveshja LDK-PDK që e bëri kryetar Përparim Ramën është bërë mes Memli Krasniqit e Abdixhikut”, Kerquki pas reagimeve në studio ndaj koalicionit në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 22:31

Derisa në Pressing në T7 po diskutohej marrëveshja për koalicionin në Prishtinë mes PDK-së dhe Përparim Ramës, gazetari Leonard Kërquki ndau detaje për publikun mbi këtë temë.

“E para marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së që e bëri kryetar Përparim Ramën, është bërë mes Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut, këto janë informatat e mia dhe kushdon mundet me u sfidu për vërtetësinë e tyre”, tha gazetari Kërquki në Pressing.

“Çka është ka ndodh tash, duket që Abdixhiku ka qenë totalisht i anashkaluar prej Përparim Ramës për me bo këtë koalicion dhe jo vetëm për këtë. Problemet që i ka Përparim Rama dhe Lumir Abdixhiku janë evidente në komunën e Prishtinës”, tha tutje Kërquki.

“Duket si një marrëveshje problematike për bashkimin mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit, për shkak se prap PDK është prap ai gogoli, që një pjesë e njerëzve mendojnë që çdo afërsi me PDK-në nënkupton që ata nuk e maksimalizojnë votën e tyre”, shtoi Kërquki.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement