“Shpërthen” Van Dijk: Sezon zhgënjyes dhe i papranueshëm, ky nuk është Liverpooli - Gazeta Express
string(77) "shperthen-van-dijk-sezon-zhgenjyes-dhe-i-papranueshem-ky-nuk-eshte-liverpooli"

Sport

Gazeta Express

04/05/2026 15:17

“Shpërthen” Van Dijk: Sezon zhgënjyes dhe i papranueshëm, ky nuk është Liverpooli

Sport

Gazeta Express

04/05/2026 15:17

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, nuk i ka kursyer kritikat pas një sezoni shumë të dobët të skuadrës së tij, duke përdorur tone të forta dhe të drejtpërdrejta.

Mbrojtësi holandez e ka cilësuar sezonin si “të papranueshëm”, duke e pranuar hapur zhgënjimin për rezultatet dhe paraqitjet e ekipit, përcjell “Gazeta Express”.

“Ka qenë një sezon zhgënjyes dhe i papranueshëm për standardet tona.”

Van Dijk theksoi se Liverpooli nuk ka qenë në nivelin që e kërkon historia dhe ambicia e klubit, duke e nënvizuar mungesën e vazhdimësisë gjatë gjithë sezonit.

“Ky nuk është Liverpooli që njohim dhe që duhet të jemi.”

Kapiteni i “Reds” bëri thirrje për reflektim të thellë brenda skuadrës, duke kërkuar përgjegjësi nga të gjithë.

“Duhet ta shikojmë veten në pasqyrë dhe të marrim përgjegjësi.”

Ai shtoi se nuk ka vend për justifikime, pavarësisht vështirësive gjatë sezonit.

“Nuk ka kuptim të kërkojmë justifikime, duhet të përmirësohemi.”

Van Dijk e pranoi gjithashtu se rezultatet negative kanë ndikuar emocionalisht te skuadra, por insistoi se reagimi duhet të vijë menjëherë, sidomos në një klub si Liverpooli, ku pritshmëritë janë gjithmonë maksimale. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement