Feraj i LVV-së e lë Vjosa Osmanin fajtore për zgjedhjet e reja dhe përpiqet të bëjë humor: Ia kam harruar emrin - Gazeta Express
string(110) "feraj-i-lvv-se-e-le-vjosa-osmanin-fajtore-per-zgjedhjet-e-reja-dhe-perpiqet-te-beje-humor-ia-kam-harruar-emrin"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 13:46

Feraj i LVV-së e lë Vjosa Osmanin fajtore për zgjedhjet e reja dhe përpiqet të bëjë humor: Ia kam harruar emrin

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 13:46

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se e ka harruar emrin e Vjosa Osmanit, ish-presidentes të cilën partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nuk e mbështeti për edhe një mandat në karrigen e shefes së shtetit.

Sipas Ferajt, Osmani “e bllokoi LVV-në” dhe “e çoi vendin në zgjedhje”.

“A mund të ma kujtojë dikush emrin e kandidatit/tes së opozitës për President të Kosovës që e bllokoi LVV, dhe kështu e çoi vendin në zgjedhje? Ndjesë nëse e kam harruar vetëm unë!”, shkroi ai.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit të fundvitit të kaluar, çështja ngeci te zgjedhja e Presidentit të ri, me Kurtin që s’e deshi më Osmanin në atë pozitë.

Për shkak të dështimit për ta zgjedhur Presidentin e ri, vendi shkoi në zgjedhje edhe një herë tjetër, për herë të tretë brenda rreth një viti e gjysmë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement