Zyhrije Pllana është emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale, pozitë kjo që deri vonë e mbante Sokol Havolli.
Këtë njoftim e ka bërë kreu i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.
Sipas tij, Pllana ka marrë këtë pozitë, duke marrë përsipër një rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore.
”Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në Kryeqytet, znj. Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyçe institucionale, duke kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve. Shprehim mirënjohje dhe besim të plotë në aftësitë e saj për të udhëhequr me sukses investimet kapitale dhe për të avancuar projektet me rëndësi strategjike”, ka shkruar Rama në njoftim.
Rama, ka falënderuar Sokol Havolli për kontributin e tij, përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë ushtrimit të kësaj detyre deri tani.
“I urojmë znj. Pllana suksese të vazhdueshme në këtë përgjegjësi të re, ndërsa z. Havollit i dëshirojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional”.