Korporata Energjetike e Kosovës tha se ka filluar “zbatimi i remontit të rregullt vjetor 30-ditor äüüüü pp njësisë B2 në Termocentralin Kosova B”, investimet në të cilin, thotë se janë “drejt standardeve të BE-së”.
“Ky proces është pjesë e planifikimit të rregullt operativ dhe ka për qëllim mirëmbajtjen teknike, rritjen e sigurisë në operim dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të njësisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
KEK-u thotë se edhe “njësia B1 e TC Kosova B i është nënshtruar projekteve madhore të modernizimit, përfshirë ndërtimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, të cilat kanë filluar në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor”.
“Pas përfundimit të këtyre investimeve, pritet të rritet ndjeshëm siguria e operimeve, të zgjatet jetëgjatësia e njësisë për rreth 20 vite dhe, mbi të gjitha, të sigurohet funksionimi në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në njoftim.