Manchester Unitedi ka dalë si një nga pretendentët surprizë për të nënshkruar me Donyell Malenin, një lojtar që më herët pati vështirësi të linte gjurmë në Premierligë gjatë kohës tek Aston Villa.
Pavarësisht se nuk arriti të sigurojë një vend titullari të rregullt nën drejtimin e Unai Emeryt, dhe u largua në huazim në janar, sulmuesi holandez ka shpërthyer në formë gjatë periudhës së tij te Roma.
Në Serie A, Malen ka shënuar 11 gola në vetëm 14 paraqitje, duke e rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.
Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, Roma kanë opsion për ta blerë përfundimisht për një shifër mes 25 dhe 30 milionë euro, ndërsa Chelsea dhe Newcastle Unitedi po e ndjekin gjithashtu situatën.
Roma, megjithatë, duket e vendosur ta mbajë sulmuesin.
Sipas raporteve nga Italia, pronarët e klubit, familja Friedkin, pritet të aktivizojnë klauzolën e blerjes dhe ta bëjnë transferimin permanent.
Ndërkohë, vetë Emery ka pranuar se konkurrenca me Ollie Watkins e kufizoi hapësirën e Malenit te Villa, duke thënë se lojtari kishte nevojë për më shumë minuta si sulmues qendror.
Në Itali, ai duket se ka gjetur rolin ideal, duke u bërë një nga lojtarët kyç të Romës në garën për kualifikim në garat evropiane./GazetaExpress/