Tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës sot - Gazeta Express
string(51) "tri-ndeshje-interesante-ne-superligen-e-kosoves-sot"

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 13:20

Tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës sot

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 13:20

Superliga e Kosovës rikthehet me tri ndeshje tejet interesante sot.

Pas fitoreve të mysafirëve dje, me Malishevën që e mposhti Prishtinën në udhëtim, dhe Dritën që e mposhti Prishtinën e Re, sot do të luhen edhe tri ndeshjet e mbetura të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani do t’i bëjë konak Llapit në Suharekë, Gjilani do të ketë punë me Ferizajn në shtëpi, derisa Dukagjini e pret Drenicën në Klinë.

Skuadra suharekase ka një ndeshje të vështirë para saj, pasi tri pikët do të jenë vitale në rrugëtimin për titullin kampion, pasi është momentalisht tetë pikë prapa Dritës, me një ndeshje më pak.

Ndërkohë, edhe për Llapin tri pikë do të jenë të rëndësishme, pasi po lufton për mbijetesë në Superligën e Kosovës, për sezonin e dytë radhazi.

Gjilani në anën tjetër që është në garë për Evropë, do të ketë punë me Ferizajn që luan po ashtu për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm.

Gjilani hyn në këtë përballje pas humbjes nga Malisheva, teksa edhe Ferizaj u mposht nga Dukagjini.

E ky i fundit do të luajë me Drenicën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Drenica u mposht xhiron e kaluar nga Ballkani, derisa kërkon një fitore për mbijetesë në elitë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00.

Momentalisht, kjo është tabela e Superligës së Kosovës:

Drita – 63 pikë, 32 ndeshje  

Ballkani – 55 pikë, 31 ndeshje

Malisheva – 52 pikë, 32 ndeshje

Prishtina – 45 pikë, 32 ndeshje

Gjilani – 44 pikë, 31 ndeshje

Dukagjini – 41 pikë, 31 ndeshje  

Drenica – 38 pikë, 31 ndeshje

Llapi – 36 pikë (barazh), 31 ndeshje

Ferizaj – 33 pikë (rënie në Ligën e Parë), 31 ndeshje

Prishtina e Re – 28 pikë (rënie në Ligën e Parë), 32 ndeshje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement