Antonio Conte vendos rekord personal negativ, do të përfundojë sezonin e parë në Serie nën 80 pikë - Gazeta Express
string(97) "antonio-conte-vendos-rekord-personal-negativ-do-te-perfundoje-sezonin-e-pare-ne-serie-nen-80-pike"

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 0:00

Antonio Conte vendos rekord personal negativ, do të përfundojë sezonin e parë në Serie nën 80 pikë

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 0:00

Ky sezon në Serie A pritet të jetë më i dobëti në karrierën e plotë si trajner për Antonio Conten, pasi për herë të parë nuk do të arrijë kuotën e 80 pikëve.

Napoli, kampion në fuqi, u ndal në një barazim 0-0 ndaj Comos, duke shkuar në 70 pikë me tre ndeshje të mbetura.

Kjo do të thotë se maksimumi që mund të arrijë është 79 pikë – një rekord negativ për Conten në një sezon të plotë.

Herën e vetme që ai ka pasur më pak pikë ishte me Atalanta në sezonin 2009-10, por aty ai drejtoi vetëm 13 ndeshje, ndaj nuk konsiderohet sezon i plotë.

Rekordi më i mirë i tij mbetet me Juventus në sezonin 2013-14, kur arriti plot 102 pikë.

Po ashtu, ai kishte edhe 87 dhe 84 pikë gjatë periudhës së tij te “Bianconerët”.

Ndërsa me Interin, Conte grumbulloi 82 pikë në sezonin 2019-20 dhe 91 pikë në 2020-21, duke fituar titullin kampion.

Në krahasim me këto suksese, ky sezon me Napolin përfaqëson një rënie të ndjeshme në standardet e larta që Antonio Conte ka vendosur gjatë karrierës së tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement