“Vendi ku as nuk lind dot, as nuk vdes”, çudia që ndodh në ishullin e Svalbardit - Gazeta Express
string(76) "vendi-ku-as-nuk-lind-dot-as-nuk-vdes-cudia-qe-ndodh-ne-ishullin-e-svalbardit"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 9:51

“Vendi ku as nuk lind dot, as nuk vdes”, çudia që ndodh në ishullin e Svalbardit

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 9:51

Xhorxho, shqiptari restaurues i cili numëron 81 vende të vizituara, foli në një lidhje Live nga Maroku në emisionin “Dita Jonë” në “A2CNN”

Ai ndau një nga eksperiencat më të veçanta të udhëtimeve të tij, duke u ndalur te një destinacion unik në botë, ishulli i Svalbardit. Në këtë ishull bën tre muaj natë, dhe ndalohet varrimi, për shkak të kushteve të akullta të klimës.  Ky fakt e ka bërë shpesh subjekt kurioziteti për vizitorët nga e gjithë bota.

“Është i vetmi vend ku nuk mund të lindësh dhe nuk mund të vdesësh. Janë ishujt Svalbard. Ne shqiptarët mund të shkojmë me pasaportë pa vizë atje, sepse është një marrëveshje e veçantë ku Shqipëria, ndër të paktat raste ku mund të mburremi ne, ka qenë pjesë e marrëveshjes. Ishujt Svalbard janë në një status të pavarur, edhe pse në një farë forme i kontrollon Norvegjia. Tre muaj të dimrit është vetëm natë 24 orë dhe tre muaj është vetëm ditë. Kam shkuar vetëm kur ishte natë. Është si me regjim stallor, vetëm do shikosh orën! Ndjesia është shumë e bukur”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement