Udhëheqësit ushtarakë amerikanë informojnë Donald Trump mbi planet e reja të mundshme kundër Iranit - Gazeta Express
string(99) "udheheqesit-ushtarake-amerikane-informojne-donald-trump-mbi-planet-e-reja-te-mundshme-kunder-iranit"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 8:26

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë informojnë Donald Trump mbi planet e reja të mundshme kundër Iranit

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 8:26

Sipas raportimeve të medias amerikane Axios, dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë konfirmuar se të enjten në mbrëmje është zhvilluar një takim i nivelit të lartë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Gjatë takimit, që zgjati rreth 45 minuta, Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së, dhe gjenerali Dan Caine, kryetar i Shtabit të Përgjithshëm, i paraqitën presidentit plane të reja lidhur me një rikthim të mundshëm të veprimeve kundër Iranit.

Sipas gazetarit të Axios, Barak Ravid, strategjitë e diskutuara fokusohen në opsione të mundshme sulmesh, ndërsa administrata amerikane po shqyrton hapat e ardhshëm në këtë konflikt.

Burimet bëjnë të ditur se diskutimet janë pjesë e përpjekjeve për të vlerësuar skenarë të ndryshëm, në një moment kur situata mbetet e tensionuar dhe vendimmarrja për fazën e ardhshme konsiderohet kritike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement