Aksion simbolik për 1 Maj: Punëtorët ndërtojnë shtetin që u përket kapitalistëve në publik e privat - Gazeta Express
string(98) "aksion-simbolik-per-1-maj-punetoret-ndertojne-shtetin-qe-u-perket-kapitalisteve-ne-publik-e-privat"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 10:15

Aksion simbolik për 1 Maj: Punëtorët ndërtojnë shtetin që u përket kapitalistëve në publik e privat

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 10:15

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me rastin e shënimit të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, në shenjë proteste e kanë bllokuar rrugën të Katedralja, duke vlerësuar se klasa punëtore punon për ta ndërtuar një shtet, që sipas tyre, nuk u përket punëtorëve, por kapitalistëve në publik e privat.

“Punëtorja e punëtori sot përballet me jetë që po bëhet çdo herë e më e pajetueshme, duke kryer punë të shumëfishta, pa siguri sociale, me çmime të papërballueshme, shpërfillje shtetërore e shfrytëzim privato-publik”, thuhet në reagimin e Kolektivit. 

Sipas reagimit punëtorët jetojnë për të punuar për “shefat dhe pushtetin politik. 

“Gratë amvise që e kryejnë punën kyçe që e mundëson shfrytëzimin kapitalist mbesin të stërlodhura e pa të ardhura bazë, pensionistet/ët marrin lëmosha që as barnat nuk ua mbulojnë, punëtorët/et në sektorin privat keqpaguhen, keqtrajtohen e edhe vriten në vendin e punës, personat e etnive të racializuara keqtrajtohen e përjashtohen, gratë punëtore abuzohen seksualisht, shtypen shumëfish, personat queer shpesh përjashtohen komplet prej tregut, personat neurodivergjentë e me aftësi të kufizuara ose keqpërdoren, ose shndërrohen në kartë të marketingut korporativ që i shfrytëzon kapitali për fitim”, thuhet në reagim.

Krejt kjo, thuhet se po bëhet, falë partneritetit të shtetit me kapitalin “që bashkëfunksionojnë për të na shtypur dhe shpartalluar”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement