Sezoni i mallkuar, futbollisti i Kombëtares pëson dëmtimin e radhës dhe do mungojë në kampionat - Gazeta Express
string(94) "sezoni-i-mallkuar-futbollisti-i-kombetares-peson-demtimin-e-radhes-dhe-do-mungoje-ne-kampionat"

Sport

Gazeta Express

01/05/2026 7:17

Sezoni i mallkuar, futbollisti i Kombëtares pëson dëmtimin e radhës dhe do mungojë në kampionat

Sport

Gazeta Express

01/05/2026 7:17

Sezoni 2025-2026 nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. Futbollisti u transferua te Torino dhe shpresonte të bëhej një pjesë e rëndësishme e formacionit të kësaj skuadre,

Por ndonëse ai është paraqitur mirë sa herë ka qenë në fushën e lojës, dëmtimet e njëpasnjëshme kanë kufizuar ndjeshëm praninë e tij në këtë edicion.

Si rrjedhojë, ai ka luajtur vetëm 24 ndeshje deri tani në Serinë A me Torinon dhe do të jetë i detyruar edhe këtë javë të qëndrojë pushim.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi italian i cili bërë të ditur se Ismajli kishte pësuar një tendosje të pjesshme të bicepsit femoral në kofshën e djathtë.

Ai do të jetë një mungesë e sigurt për ndeshjen ndaj Udinezes, ndërsa pritet të mësohet se sa do të zgjasë rikuperimi i tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement