Donald Trump ka thënë se do të heqë të gjitha tarifat dhe kufizimet mbi importet e uiskit në nder të vizitës shtetërore të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla në SHBA.
Presidenti amerikan tha se do të heqë kufizimet mbi aftësinë e Skocisë për të bashkëpunuar me shtetin e Kentucky-t për uiskin dhe burbonin, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi se kjo vlen për të gjitha tarifat e uiskit, përfshirë uiskin irlandez.
Përfaqësuesit e industrisë thanë se distiluesit do të jenë në gjendje të “marrin frymë pak më lirshëm gjatë një periudhe presioni të konsiderueshëm mbi sektorin”.
Trump tha se vizita Mbretërore “më bëri të bëj diçka që askush tjetër nuk ishte në gjendje ta bënte, pa e pyetur fare”.
Mbreti dhe Mbretëresha kaluan katër ditë në SHBA në një vizitë shtetërore të organizuar nga Trump, ku vizituan Uashingtonin, Nju Jorkun dhe Virxhinian para se të niseshin të enjten.
Kryeministri i Skocisë, John Swinney, e quajti atë “lajm të jashtëzakonshëm për Skocinë”.
Swinney shtoi: “Miliona paund po humbisnin çdo muaj nga ekonomia skoceze”.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...