"Po e trajtoj këtë çështje", Haxhiu me sqarim rreth deklaratës për anëtarin e KQZ'së: S'rrezikohet asgjë - Gazeta Express
string(98) "po-e-trajtoj-kete-ceshtje-haxhiu-me-sqarim-rreth-deklarates-per-anetarin-e-kqzse-srrezikohet-asgje"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 19:25

“Po e trajtoj këtë çështje”, Haxhiu me sqarim rreth deklaratës për anëtarin e KQZ’së: S’rrezikohet asgjë

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 19:25

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se është në trajtim të çështjes së një anëtari më pak të KQZ-së dhe do të veproj në përputhje me përgjegjësitë, duke shtuar se “nuk rrezikohet asgjë”, thuhet në sqarimin dërguar mediave nga presidenca.

“Të jeni të sigurt që me 10 anëtarë në KQZ asgjë nuk rrezikohet, as certifikimi i partive, as certifikimi i rezultatit zgjedhor dhe asgjë tjetër”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu, thuhet në sqarimin e presidencës.

Bashkëngjitur ndodhet edhe përgjigja e U.D. Presidentes Haxhiu, në pyetjen shtruar lidhur me këtë çështje:

“Siç jeni në dijeni përbërja e KQZ-së është prej 11 anëtarëve, përfshirë edhe kryesuesin që vjen nga radhët e Gjykatës Supreme. Për momentin janë 10 anëtarë sepse edhe një nuk është emëruar ende. Unë jam interesuar në qoftë se kjo përbën problem për KQZ-në, dje dëgjova që thanë se do të kontestohet procesi zgjedhor e kështu me radhë për shkak të një anëtari, por unë ju kam njoftuar se i kam dy kërkesa: kërkesën e PDK-së dhe atë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të emëruar anëtarët e tyre, anëtarin e fundit në këtë komision. Për këtë çështje kam pasur mendim edhe më herët, fuqia politike, proporcionaliteti dhe përfaqësimi janë parime që nuk duhet t’i mohoj askush. Duke qenë se tashmë kanë kaluar të gjitha afatet, mendoj se një proces kushtetues i nisur nga Presidentja Osmani-Sadriu është dashur të përmbyllet nga vetë ajo por kjo nuk ka ndodhur dhe tani të gjitha afatet kanë kaluar. Jam në trajtim të kësaj çështje dhe do të veproj në përputhje me përgjegjësitë, por të jeni të sigurt që me 10 anëtarë në KQZ asgjë nuk rrezikohet, as certifikimi i partive, as certifikimi i rezultatit zgjedhor dhe asgjë tjetër”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement