Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të Rahovecit: Do prodhohet energji për 45 mijë familje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit, i cili, siç thuhet në njoftim pritet të përfundojë në korrik të këtij viti.
Me këtë rast, Kurti tha se ky investim prej 110 milionë eurosh nga Çalik Renewables nga Turqia dhe Eurokos nga Kosova i shton vendit një kapacitet të ri prej 70 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga era.
“Ky projekt është dëshmi që Kosova përmes një kornize ligjore dhe rregullative të përshtatshme, dhe përmirësimeve të vazhdueshme në klimën e të bërit biznes, ofron siguri për investime të huaja në energji të ripërtëritshme dhe jo vetëm.”, tha kryeministri Kurti.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
Temperatura dhe zhurma e tendës ku jemi strehuar, e bën më se të qartë se këtu në Zatriq fryjnë erëra të fuqishme dhe sa mirë që është kështu, sepse na duhet energji nga burimet e ripërtëritshme për të ardhme të qëndrueshme, siç thuhet edhe në këtë baner këtu para jush.
E nderuara znj. Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë,
I nderuari z. Emre Erdoğan, kryeshef i Çalik Renewables,
I nderuari z. Ylber Shamolli, CEO i Eurokos Holding,
Të nderuar të pranishëm,
Të dashur punëtorë,
Zonja dhe zotërinj,
Sot jemi këtu që t’i vizitojmë punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit, i cili pritet të përfundojë në korrik sivjet.
Ky investim prej 110 milionë euro nga Çalik Renewables nga Turqia dhe Eurokos-i nga Kosova, i shton Kosovës një kapacitet të ri prej 70 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga era. Pra, një turbinë përafërsisht rreth 6 MW, me ç‘rast i kemi 12 të tilla gjithsej.
Parku pritet të prodhojë 185 GWh energji elektrike në vit, që mbulon konsumin e 45 mijë familjeve kosovare me energji të pastër.
Ky projekt është dëshmi që Kosova përmes një kornize ligjore dhe rregullative të përshtatshme, dhe përmirësimeve të vazhdueshme në klimën e të bërit biznes, ofron siguri për investime të huaja në energji të ripërtëritshme dhe jo vetëm.
Uroj Çalik Renewables, Eurokos dhe të gjithë punëtorët, 175 punëtorë gjithsej, prej te cilëve 130 nga Kosova, për angazhimin e tyre për të realizuar këtë projekt infrastrukturor mjaft kompleks, por shumë të rëndësishëm për vendin tonë dhe uroj të kthehemi këtu së shpejti për të përuruar së bashku fillimin e prodhimit.
Urime e ju faleminderit.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...