Federata e Futbollit e Bosnjë dhe Hercegovinës po përballet me kritika për qasjen e saj të butë ndaj incidenteve në stadiume, ku tifozët glorifikojnë kriminelë të dënuar të luftës. Ekspertët paralajmërojnë se dënime të tilla jo vetëm që janë të pamjaftueshme, por edhe kontribuojnë në normalizimin e këtyre dukurive.
Para pak ditësh në fushën e futbollit në RS, emri i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, u lartësua e u lavdërua. Ky nuk është rasti i parë kur në tribuna brohoritet emri i Mladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm në Hagë për gjenocid dhe krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vetëm pak javë më parë, Federata ndëshkoi klubin FK Borac Banja Llukë me një gjobë prej 10,000 markash konvertibile për glorifikim të kriminelëve të luftës dhe përdorim të mjeteve piroteknike.
Megjithatë, Federata nuk ka dhënë përgjigje lidhur me mundësinë e masave shtesë ndaj klubit apo tifozëve të tij, duke shtuar paqartësitë mbi seriozitetin e qasjes disiplinore.
Sipas Hikmet Karciq, bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Hulumtimin e Krimeve Kundër Njerëzimit në Universitetin e Sarajevës, mungesa e reagimit të institucioneve si federata, policia dhe prokuroria ka ndikim të drejtpërdrejtë në normalizimin e këtyre fenomeneve.
“Kur sanksionet nuk janë të qëndrueshme, të shpejta dhe proporcionale, dërgohet mesazhi se glorifikimi i kriminelëve të luftës mund të përsëritet pa pasoja serioze”, thekson Karciq.
Ai shton se gjobat ndaj klubeve, si në rastin e Boracit, shpesh kanë efekt të kufizuar dhe nuk shërbejnë si masë parandaluese, por më tepër perceptohen si një kosto e përballueshme për klubet.
“Në mungesë të përgjegjësisë penale për individët dhe organizatorët, stadiumet mbeten hapësira ku riprodhohen narrativat ekstreme”, përfundon ai. /Detektor
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...