Rexhaj parashikon: VV humb 70-80 mijë vota nga Osmani, PDK përfiton nga rikthimi i Thaçit - Gazeta Express
string(87) "rexhaj-parashikon-vv-humb-70-80-mije-vota-nga-osmani-pdk-perfiton-nga-rikthimi-i-thacit"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 15:36

Rexhaj parashikon: VV humb 70-80 mijë vota nga Osmani, PDK përfiton nga rikthimi i Thaçit

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 15:36

Analisti politik Sali Rexhaj ka deklaruar në emisionin “Kosova Live” se sipas tij priten ndryshime në rezultatet e Lëvizjës Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme që do të mbahen brenda 45 ditëve në Kosovë.

Sipas tij, Vjosa Osmani pritet të marrë një numër të konsiderueshëm votash me vete, gjë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor.

Ndërkohë, ai theksoi se koha e zgjedhjeve përkon edhe me periudhën kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, çka mund të ketë ndikim të madh në skenën politike.

“Unë jam i bindur 100% se ajo 60–70 mijë vota i ka marrë vetë. Mirëpo duhet pasur parasysh se më 17 maj pritet vendimi i Gjykatës së Dhomave të Specializuara dhe ekziston mundësia që të lirohen Hashim Thaçi dhe të tjerët. Ndërkohë, zgjedhjet pritet të mbahen rreth dates 7 qershori dhe nëse kjo ndodh, ndikimi në skenën politike do të jetë i madh. Vetë fakti që Thaçi mund të jetë i lirë, sipas vlerësimeve, do ta rriste ndjeshëm mbështetjen për Partia Demokratike e Kosovës.”, ka thënë ai mes tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement