Aksident me fatalitet në Gjakovë: U përplas me shtyllë elektrike, vdes motoçiklisti - Gazeta Express
string(81) "aksident-me-fatalitet-ne-gjakove-u-perplas-me-shtylle-elektrike-vdes-motociklisti"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 11:30

Aksident me fatalitet në Gjakovë: U përplas me shtyllë elektrike, vdes motoçiklisti

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 11:30

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Gjakovë, ku ka mbetur i vdekur një person.

Siç njofton policia në raportin e përditshëm, viktima ka qenë duke drejtuar motoçikletën ku, nga mos përshtatja e shpejtësisë, është përplasur në shtyllë elektrike të betonit, përcjell Gazeta Express.

‘’AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Gjakovë 28.04.2026-14:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën,  duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rruges, humb kontrollin dhe përplasët në shtyllë elektrike të betonit. Si pasojë i njejti humb jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement