Gjykata e Apelit në Korenë e Jugut i rriti dënimin me burgim për ish-presidentit Yoon Suk Yeol, duke e shpallë fajtor për më shumë akuza që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2024.
Sipas vendimit, ai kishte përdorur shërbimin presidencial të sigurisë për të penguar arrestimin e tij dhe kishte shkelur procedurat ligjore, përfshirë falsifikimin e dokumenteve zyrtare, shkruan Reuters.
Yoon, i cili ishte shkarkuar nga detyra vitin e kaluar, ka kundërshtuar vendimin dhe pritet ta apelojë në Gjykatën Supreme.
Prokuroria kishte kërkuar 10 vjet burg, duke e akuzuar për cenim të rendit kushtetues dhe keqpërdorim të pushtetit. Ai i mohon të gjitha akuzat dhe përballet me disa procese të tjera gjyqësore.