Sllobodan Radenkoviq e pranon fajin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan - Gazeta Express
string(95) "sllobodan-radenkoviq-e-pranon-fajin-per-sulm-ndaj-pjesetareve-te-kfor-it-dhe-policise-ne-zvecan"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 10:17

Sllobodan Radenkoviq e pranon fajin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 10:17

E ka pranuar fajin i akuzuari për veprat  “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, Sllobodan Radenkoviq.

I akuzuari ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale.

Sipas aktakuzës, më 29.05.2023 nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin e objektit të Komunës së Zveçanit, i pandehuri, në bashkëkryerje dhe koordinim me persona të tjerë, dyshohet se ka marrë pjesë aktive në një grup që ka ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës KFOR dhe Policisë së Kosovës.

Prokurori special Bekim Kodraliu, tha se marrëveshja me të pandehurin është arritur pa presion.

“PSRK-ja qëndron pranë marrëveshjes meqë e njëjta është arritur në përputhje të plotë me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe para nënshkrimit të kësaj marrëveshje me të pandehurin Radenkoviq, e njëjta është arritur me vullnet të lirë, pa presion dhe në konsultim të vazhdim me mbrojtës së tij, prezent gjatë arritjes së kësaj marrëveshje. Marrëveshja konsiston për dy vepra penale dhe atë për sulm ndaj personit zyrtar, e kryer në bashkëkryerje, si dhe për veprën penale pjesëmarrja në turmë”.

Prokurori Kodraliu tregoi edhe dënimin siç është arritur sipas marrëveshjes.

“Sa i përket veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” konsiderojmë t’i shqiptohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve, t’i përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 14.01.2026, ndërsa për veprën tjetër penale t’i shqiptohet dënim prej 6 muajsh, në mundësi prej zëvendësimi në dënim me gjobë prej 15 mijë euro dhe masa e paraburgimit, nuk do t’i ndërpritet deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”.

Edhe mbrojtja e të akuzuarit tha se qëndrojnë në marrëveshjen që e kanë arritur me Prokurorinë. I kërkuan Gjykatës, që te pandehurit t’i mundësojë që shumën monetare ta paguajë në shumë rata, për 2 vjet.

Edhe i akuzuari tha se qëndrojnë pranë marrëveshjes që kanë arritur me Prokurorinë Speciale.

Gjyqtarja Medie Bytyqi e pranoi marrëveshjen e Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit Radenkoviq, për pranimin e fajësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement