Dembélé i kritikon shokët: Ndaluam së luajturi te 5-2, na mungonte gjithçka - Gazeta Express
string(73) "dembele-i-kritikon-shoket-ndaluam-se-luajturi-te-5-2-na-mungonte-gjithcka"

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 11:10

Dembélé i kritikon shokët: Ndaluam së luajturi te 5-2, na mungonte gjithçka

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 11:10

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembélé, foli hapur pas fitores spektakolare 5-4 ndaj Bayern Munichut, duke e pranuar se skuadra e tij bëri hapa pas në momentet vendimtare të ndeshjes.

Pavarësisht triumfit në gjysmëfinalen e parë të Champions Leagues, francezi theksoi se PSG-ja e humbi kontrollin pasi e krijoi avantazhin e madh.

“Është një gjysmëfinale Championsi. Jemi të lumtur për rezultatin, edhe pse te 5-2 ndaluam pak së luajturi. Na mungonte pak nga gjithçka”, deklaroi ai pas ndeshjes, përcjell “Gazeta Express”.

Dembélé, i shpallur edhe lojtari i ndeshjes, e pranoi se rënia e intensitetit e lejoi Bayernin të rikthehej në lojë dhe ta bënte rezultatin shumë më të ngushtë, nga 5-2 në 5-4, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Megjithatë, ai mbetet optimist për kualifikimin: “Ishte një ndeshje e pabesueshme. Do të shkojmë në Mynih për të fituar dhe për t’u kualifikuar”, shtoi sulmuesi i PSG-së.

Përkundër gabimeve në fund, parisienët e mbajnë avantazhin minimal dhe do të kërkojnë ta mbyllin punën në udhëtim, në një tjetër përballje që premton spektakël. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement