Interesimi për makinat elektrike është rritur ndjeshëm, ndërsa çmimet e karburanteve vazhdojnë të rriten dhe konsumatorët kërkojnë alternativa më të lira dhe më të qëndrueshme.
Sipas raportimeve, rritja e çmimeve të naftës – e lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme – ka shtyrë shumë drejtues të automjeteve të konsiderojnë kalimin në makina elektrike, për shkak të kostove më të ulëta të përdorimit.
Në disa vende evropiane, kërkimet dhe interesimi për makina elektrike janë rritur ndjeshëm, ndërsa edhe shitjet kanë shënuar rritje të fortë në muajt e fundit, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët theksojnë se kjo situatë mund të përshpejtojë tranzicionin drejt automjeteve elektrike, pasi gjithnjë e më shumë konsumatorë po bëhen të vetëdijshëm për kostot afatgjata të përdorimit të makinave me benzinë ose naftë.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky interes i rritur do të jetë i qëndrueshëm apo vetëm një reagim i përkohshëm ndaj krizës energjetike.