Kurti thotë se Opozita ka kërcënuar Feride Rushitin: Vërtetë e turpshme - Gazeta Express
string(71) "kurti-thote1-se-opozita-ka-kercenuar-feride-rushitin-vertete-e-turpshme"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 17:03

Kurti thotë se Opozita ka kërcënuar Feride Rushitin: Vërtetë e turpshme

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 17:03

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference për media, ka thënë se e propozuara e VV’së për presidente, Feride Rushit për presidente, është kërcënuar, duke e vlerësuar një gjë të tillë si ‘’të turpshme’’.

Kurti, gjatë konferencës, ka hedhur kritika ndaj partive opozitare për mospërkrahjen e Rushitit për pozitën e kryetares së shtetit, përcjell Gazeta Express.

‘‘PDK lërë që nuk u mjaftua me refuzimin e pozitës së kryeparlamentarit, si ofertë nga ne, por sot doli përmes Vlora Çitakut, duke kërkuar tërheqjen e zonjës Rushiti nga kandidimi. Merreni me mend. Ua kemi ofruar kryeparlamentarin, kanë thënë jo. E kanë lavdëruar zonjën Rushiti, e propozuam për presidente, këta kërkojnë tërheqjen e kandidaturës. Si është e mundur gjithë ato vargje për zonjën Rushiti, nga kjo opozitë dje, e sot nuk e marrin as mundin të vinë në sallë.  Refuzim që të marrin përgjegjësi e pushtet, dhe thirrje të tjerëve për bojkotim të institucioneve. Madje duke dërguar edhe kërcënime ndaj një gruaje që gjithë jetën e ka kaluar në mbrojtje të viktimave. Kjo vërtetë është e turpshme’’, ka thënë ai mes tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement