Kurti thotë se LDK s’tregoi për kë i ka 15 nënshkrime, emrin që e mbështesin u kërkon t’ia çojnë për garë me Rushitin - Gazeta Express
string(124) "kurti-thote-se-ldk-stregoi-per-ke-jane-15-nenshkrime-sugjeron-qe-emrin-qe-e-mbeshtesin-tia-cojne-per-gare-me-feride-rushitin"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 17:10

Kurti thotë se LDK s’tregoi për kë i ka 15 nënshkrime, emrin që e mbështesin u kërkon t’ia çojnë për garë me Rushitin

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 17:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në një konferencë për media në Qeveri, teksa po afrohet edhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, shkruan Gazeta Express.

Kurti është pyetur për letrën me nënshkrime të LDK-së së Lumir Abdixhikut dhe gatishmërinë për ta propozuar Vjosa Osmanin për presidente.

Kreu i LVV’së ka thënë se letra e LDK’së u bë publike pas nisjes së seancës dhe sipas tij, kjo është e qëllimshme. Përveç kësaj, Kurti thotë se ajo letër mund t’i dorëzohej ose shefes së GP të LVV-së, Arbërie Nagavci apo tek ai si kryeministër, por jo që letra të bëhet publike tek mediat.

 “E  kam takuar shumë herë z.Abdixhiku. S’ka pasur asnjë propozim. Ka pasur vetëm refuzime Sa i përket paraqitjes së djeshme, ata dolën pas seancës, para seancës s’e dhanë asnjë propozim. Së dyti letra me 15 nënshkrime, do të mund t’i dhurohej LVV’së në rrugë institucionale. Ose te Nagavci, ose tek unë”, ka thënë Kurti, raporton Express.

Ai ka pasur vërejtje për letrën e Abdixhikut, duke thënë se aty ishin 15 nënshkrime, por e paqartë se për çfarë ishin.

“Shumë interesant, s’shkruante për çka janë ata emra, dukej si me pas qenë ndonjë listë për debat parlamentar për energji, aty nuk thuhej që ata emra janë për këtë kandidat.

Nëse i kanë 15 nënshkrime, le të vijnë tek unë, por duhet ta ketë datën e sotit ajo letër. Sot do të duhej ta kishte datën 28 prill”, ka thënë Kurti tutje.

Kurti ka thënë se LDK mund t’i dorëzojë 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit për president, dhe në momentin që bëhet një gjë e tillë kreu i VV’së ka thënë se do t’i kërkojë kandidates Hatixhe Hoxha që të tërhiqet. Kurti ka thënë se më pas do të votoheshin Feride Rushiti dhe kandidatura e LDK’së, shkruan Express.

“Me kënaqësi do t’i pranojmë. Nëse do ta kishim emrin e qartë prej LDK’së se për kë bëhet fjalë, do t’a takoja zonjën Hatixhe që të tërhiqet, dhe do ta kishim zonjën Rushiti dhe një kandidat. Çka shkruajnë poshtë e lartë nëpër rrjete sociale është një gjë, por institucionet janë tjetër. Lista me 15 veta tregonte që deputetët e LDK-së janë bashkë, por për çka nuk e morëm vesh. Pra 15 veta me 25 prill kanë qenë bashkë. Për çka janë bashkë duhet të më tregojnë, ndonëse 15 deputet mund të kualifikohen për një gjysmë kandidati, ne e bëjmë kandidatin e plotë. Le të na e sjellin atë, unë flasë me zonjën Hatixhe Hoxha që të tërhiqet dhe sonte Kosova bëhet me president apo presidente të re”, ka thënë tutje Kurti.

Kurti e ka cilësuar të palogjishkme kërkesën e Abdixhikut për sigurimin e 66 nënshkrimeve të VV-së për kandidaturën e Vjosa Osmanit.

“Është totalisht e palogjikshme. Nuk është serioze. Kush dëshiron të bashkëpunojë me ne, duhet ta sjell listën me 15 nënshkrime dhe emrin për kandidat. Dhe ia shtoj edhe 15 nënshkrime të tjera dhe flas me zonjën Hatixhe Hoxha. Po e përfolin, pa ia dhënë vulën e Kryesisë së LDK’së. Le të mban Kryesia e LDK’së mbledhje dhe lë të tregojnë se për çfarë janë ato nënshkrime. Unë s’përcaktoj se kush do të jetë kandidati i LDK’së”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement