“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut - Gazeta Express
string(100) "shqiptari-i-vdekur-eshte-shqiptar-i-mire-rikthehen-koret-raciste-ne-stadiumet-e-maqedonise-se-veriut"

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 15:14

“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 15:14

Maqedonia e Veriut vijon të krijojë një ambient të vështirë politik, që duket se së fundmi është bërë edhe pjesë e sportit.

Në ndeshjen e luajtur para dy ditësh mes Vardarit dhe Tikves (7-0), e vlefshme për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, është regjistruar një tjetër incident i rëndë kundër shqiptarëve.

Tifogrupi ultras i ekipit të Vardrit, “Komiti”, janë dëgjuar të thonë në kor:

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”.

Pamjet e koreve antishqiptare u publikuan në faqen online “Patriotski drustvo”, por u hoqën pas rreth 30 minutave.

Këto thirrje nuk janë një risi në stadiumet e Maqedonisë së Veriut, por këtë herë vijnë pas protestave të shumta të studentëve shqiptarë në vendin fqinj, që kërkojnë të japin provimet në gjuhën shqipe.

Në lidhje me incidentin e tifozëve të Vardarit, Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se është kryer vepër penale “dhunë dhe sjellje e pahijshme në ndeshje sportive”, për të cilën parashihet gjobë me vlerë 600-1000 euro për personat fizikë, ndërsa 1500- 5000 euro për klubin nëse nuk parandalon një sjellje të tillë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement