“Nuk është lideri që mendonim”, Reali i zhgënjyer me Mbappén - Gazeta Express
string(57) "nuk-eshte-lideri-qe-mendonim-reali-i-zhgenjyer-me-mbappen"

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 12:37

“Nuk është lideri që mendonim”, Reali i zhgënjyer me Mbappén

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 12:37

Brenda Real Madridit po shtohen dyshimet dhe zhgënjimet rreth rolit të Kylian Mbappés, jo për shkak të cilësive të tij si futbollist, por për mungesën e lidershipit në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.

Sipas raportimeve nga Spanja, në ambientet e brendshme të klubit ekziston bindja se sulmuesi francez nuk ka arritur të jetë lideri që pritej në momentin e transferimit të tij te “Los Blancos”.

Edhe pse statistikat e tij individuale mbeten të rëndësishme dhe ai vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë në skuadër, brenda klubit konsiderohet se kjo nuk mjafton për ta marrë rolin e liderit të ekipit, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Në veçanti, kritikat lidhen me mungesën e ndikimit të tij në momentet më të vështira, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes, ku pritej ta bënte diferencën si figurë udhëheqëse.

Ky perceptim vjen në një sezon të vështirë për Real Madridin, i karakterizuar nga rezultate zhgënjyese dhe eliminimi nga Champions League, çka e ka rritur presionin mbi lojtarët kryesorë.

Në këtë kontekst, klubi po e analizon jo vetëm performancën sportive, por edhe aspektin e karakterit dhe ndikimit në grup, ku Mbappé pritej të ishte një pikë referimi.

Megjithatë, mesazhi që vjen nga ambientet e brendshme të klubit është i qartë: cilësia individuale nuk vihet në diskutim, por mungesa e lidershipit mbetet një nga çështjet kryesore që po diskutohet aktualisht te Real Madridi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement