Arsenali me dyshime për fushën e “Metropolitanos”, “me një sy nga bari” para ndeshjes me Atleticon - Gazeta Express
string(93) "arsenali-me-dyshime-per-fushen-e-metropolitanos-me-nje-sy-nga-bari-para-ndeshjes-me-atleticon"

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 12:24

Arsenali me dyshime për fushën e “Metropolitanos”, “me një sy nga bari” para ndeshjes me Atleticon

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 12:24

Edhe Arsenali mbërrin në Madrid me dyshime lidhur me gjendjen e fushës së stadiumit “Metropolitano”, përpara përballjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se bari aktualisht është në kushte të mira, episodet e mëparshme në këtë stadium kanë ngritur shqetësime te skuadra angleze, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Në veçanti, situata e krijuar në çerekfinale ndaj Barcelonës, ku trajneri Hansi Flick u ankua publikisht për gjendjen e fushës, ka bërë jehonë edhe jashtë Spanjës.

Edhe pse UEFA nuk iu dha të drejtë këtyre ankesave dhe konfirmoi se bari ishte në kushte perfekte, debati tashmë ishte hapur.

Një tjetër precedent që i shton dyshimet është ai i Tottenhamit, në raundin e mëparshëm të Champions.

Sipas raportimeve nga Anglia, disa lojtarë të skuadrës londineze i pësuan deri në tri rrëshqitje gjatë ndeshjes, episode që çuan në gola të pësuar.

Madje, sipas të të njëjtave burime, Tottenhami kishte raportuar se fusha ishte ujitur në mënyrë të tepruar para ndeshjes, çka ndikoi drejtpërdrejt në stabilitetin e lojtarëve në fushë.

Megjithatë, situata aktuale duket ndryshe. Në ndeshjet e fundit të zhvilluara në “Metropolitano”, përfshirë edhe atë kundër Athletic Club, nuk është vërejtur asnjë problem me fushën.

UEFA ka rregulla shumë të rrepta për gjendjen e barit, përfshirë lartësinë dhe programin e ujitjes, të cilat Atletico Madridi është i detyruar t’i respektojë.

Pavarësisht kësaj, sipas mediave angleze, Arsenali do t’i monitorojë me kujdes përgatitjet e fushës para ndeshjes, duke e mbajtur “një sy hapur” për çdo detaj që mund të ndikojë në zhvillimin e lojës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement