Peshëngritësja ukrainase e refuzoi podiumin dhe fotot me garuesen ruse, “shpërthen” ndaj saj kryetari i Federatës Evropiane, Astrit Hasani - Gazeta Express
string(134) "peshengritesja-ukrainase-e-refuzoi-podiumin-dhe-fotot-me-garuesen-ruse-shperthen-ndaj-saj-kryetari-i-federates-evropiane-astrit-hasani"

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 12:10

Peshëngritësja ukrainase e refuzoi podiumin dhe fotot me garuesen ruse, “shpërthen” ndaj saj kryetari i Federatës Evropiane, Astrit Hasani

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 12:10

Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani e ka qortuar sportisten ukrainase, Iryna Dombrovska, e cila refuzoi të bënte foto me sportisten ruse gjatë marrjes së medaljeve në podium.

Dombrovska i fitoi tri medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që u mbajt në Gjeorgji, por më pas refuzoi të bënte foto me sportisten nga Rusia, që po ashtu ishte medaliste, duke e shkaktuar një shpërthim nga ana e Hasanit, shkruan “Gazeta Express”.

“Kjo është e papranueshme, sepse ne jemi këtu në sport. Sporti është mbi politikën në organizatën tonë. Faleminderit shumë”, i tha kreu i peshëngritjes evropiane garueses ukrainase, e cila megjithatë nuk e dëgjoi atë dhe e refuzoi foton me rusen.

Krejt kjo për faktin se këto dy vende janë në luftë tash e sa vite, me synimin e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement